U arratis nga burgu i Italisë, kapet 32-vjeçari shqiptar: “Doja vetëm të shihja vajzën time të vogël pastaj do dorëzohesha”

“Doja vetëm të shihja vajzën dhe do të dorëzohesha”, kështu ka deklaruar Anton Vlashi shqiptari i dënuar në Itali që u arratis të enjten nga pas seancës së Gjykatës. Arratisja i zgjati më pak se një orë, pasi u kap dhe u rikthye pas hekurave shumë shpejt, megjithatë kjo arrati i kushtoi 32-vjeçarit shqiptar një dënim prej dy vitesh.

Vlashi, është një emër i njohur për autoritetet italiane sepse është i lidhur me bandën e hajdutëve në vjedhjet e banesave luksoze.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se 32-vjeçari shqiptar është dënuar për vjedhje dhe deri më tani ka shlyer 3 vjet e 8 muaj burg. Mësohet se me shkeljen e fundit ndal ligjit, shqiptarit do t’i shtohen edhe 2 vite të tjera.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *