U lirua sot nga burgu, flet për herë të parë Saimir Tahiri

Pak orë pas lirimit me kusht, ka reaguar për herë të parë Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm, në një postim që ka bërë në rrjetet e tij sociale, është shprehur se do të vazhdojë dhe të luftojë për pafajsinë e tij. Me një foto duke parë nga qielli (me shumë gjasa dedikuar të atit të tij të ndjerë Bashkimit), Tahiri shkruan se tani është koha e tij për të zbuluar të vërtetën, ndërsa i falenderon të gjithë mbështetësit e tij.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une! Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes. Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!,”-shkruan në postimin e tij ish-ministri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta kalojë kohën e mbetur të dënimit në shtëpi, dhe jo më në burg. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Elbasanit. Ish ministri është dënuar me 3 vjet 4 muaj burgim, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por 20 muajt e mbetur do i “vuajë” në banesën e tij, nga e cila lejohet të dalë vetëm për raste emergjente. Sipas Gjykatës, vendimi për vuajtjen e dënimit në banesë, u mor pasi atij i kanë mbetur më pak se dy vite burgim, ndërsa bashkëshortja e tij ka problem shëndetësore, të cilat nuk i mundësojnë kujdesin e plotë ndaj fëmijeve të mitur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *