U mor peng me armë nga qytetari në Korçë, avokatja: “Më goditi në gjoks, më tha…”

Avokatja, Entela Dvorani e cila u mor peng brenda zyrës së saj për 5 orë nga një 74 vjeçar, u shpreh për mediat se i gjithë konflikti kishte ardhur pasi klienti i saj i kishte kërkuar të bënte një kërkesë jo ligjore drejt Gjykatës së Lartë ku po shqyrtohej dosja e tij. Ajo tregon se Nikollaq Çango e kishte kërcënuar me jetë me arsyetimin se kjo e fundit nuk po i përmbushte kërkesat e tij.

Entela Dvorani: Ai kërkoi nga unë dje t’i bëja një kërkesë siç do ai diçka jo ligjore. Gjë që nuk mund ta bëja, se një avokat nuk e bën. Ai e kishte bërë vetë dhe e kishte dërguar tek gjykatësi i cili me të drejtë ma ktheu mua. Ndërkohë zotëria erdhi dje dhe më thoshte shkruaje si të them unë me armë në dorë. Më goditi në gjoks. Më thoshte unë do të vras, ti je kokfortë, ty nuk të mbushet mendja të bësh atë që të them unë. Por unë nuk mund të bëj një kërkesë jo ligjore. Ka qenë vetëm një vit klienti im, nga 2014 deri në 2015 më pas në 2016 çështja kaloi në Gjykatën e Lartë

Ndërkohë prona e tij është e uzurpuar, e kanë zënë njerëz të tjerë. Ai ka të drejtën e pronësisë. Koha e gjatë e pritjes në gjykatën e Lartë solli atë revansh nga ai. Ai ka ardhur edhe herë të tjera dhe ka pyetur cili gjykatës e ka në dorë. Pas pandemisë është rënduar, bëri edhe një operacion në zemër. Mua për atë klient më vjen keq edhe për atë stres që ka kaluar më vjen shumë keq.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *