Nexhi jetonte prej 6 vitesh larg bashkëshortit të saj, i cili ndodhej në Gjermani dhe refuzonte të kthehej. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Nexhi zbuloi se në fakt kishte mësuar se ai bashkëjetonte me një gjermane dhe kjo ishte një tjetër shtysë që të merrte vajzën e saj e të largohej për në Angli.
Pavarësisht largimit, marrëdhënia e tyre nuk u ndërpre deri në ndarjen e tij nga jeta. Në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Nexhi jep një mesazh të fortë dashurie dhe force edhe në çastet më të vështira që kërkojnë të lësh pas të shkuarën.
Ardit Gjebrea: Ish-bashkëshorti jeton?
Nexhi: Jo. Fatkeqësisht jo.
Ardit Gjebrea: Ju keni patur më kontakte me të?
Nexhi: Po. Pas disa vitesh të largimit në Angli ne u lidhëm dhe e ftuam dhe në Angli, erdhi dhe në Angli. Një marrëdhënie miqësore mund të thuash. Nuk mund ta shihja më me atë sy që ishte bashkëshorti im, por një miku im i mirë. Nuk i humbëm kurrë marrëdhëniet mbrapa.
Ardit Gjebrea: Dhe babai i vajzës tuaj.
Nexhi: Dhe babai i vajzës time, sigurisht, patjetër. Prandaj erdhi në Angli. Pas disa vitesh u sëmur. Unë… vajta në Gjermani kur ai u sëmur se e kisha gjatë gjithë kohës kontaktin me të në telefona, gjatë kohës që vazhdonte bënte kimioterapitë u kuptua që ishte koha që unë duhet të isha aty për atë dhe ai kishte nevojë për mua.
Ardit Gjebrea: Me gjithë çka ndodhi, ju prapë ju gjendët aty pranë.
Nexhi: Ardit, ndodhin ca gjëra në jetë që ti mendon se ke shumë urrejtje brenda vetes. Në kontaktin e parë që ti takon personin, fshihen të tëra. Ose është mrekulli e Zotit, ose nuk e di çfarë ndodh. Unë mbaj mend që kisha plane në kokën time, një ditë që do ta takoj do t’i them këtë e atë, isha shumë… gjatë gjithë jetës ishin mbledhur. E kam takuar dhe nuk i thashë asnjë fjalë.
Ardit Gjebrea: Kur janë ato momentet e fundit…
Nexhi: Jo, e kam takuar edhe kur ishte mirë me shëndetin. As i kërkoja llogari, absolutisht.
Ardit Gjebrea: Pra nuk po flasim vetëm kur ishte sëmurë, por edhe kur ishte mirë prapë nuk mund ta urreje dot.
Nexhi: Nuk e bëra dot kurrë./Nexhi jetonte prej 6 vitesh larg bashkëshortit të saj, i cili ndodhej në Gjermani dhe refuzonte të kthehej. Në “Ka Një Mesazh Për Ty”, Nexhi zbuloi se në fakt kishte mësuar se ai bashkëjetonte me një gjermane dhe kjo ishte një tjetër shtysë që të merrte vajzën e saj e të largohej për në Angli.
Pavarësisht largimit, marrëdhënia e tyre nuk u ndërpre deri në ndarjen e tij nga jeta. Në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Nexhi jep një mesazh të fortë dashurie dhe force edhe në çastet më të vështira që kërkojnë të lësh pas të shkuarën.
Ardit Gjebrea: Ish-bashkëshorti jeton?
Nexhi: Jo. Fatkeqësisht jo.
Ardit Gjebrea: Ju keni patur më kontakte me të?
Nexhi: Po. Pas disa vitesh të largimit në Angli ne u lidhëm dhe e ftuam dhe në Angli, erdhi dhe në Angli. Një marrëdhënie miqësore mund të thuash. Nuk mund ta shihja më me atë sy që ishte bashkëshorti im, por një miku im i mirë. Nuk i humbëm kurrë marrëdhëniet mbrapa.
Ardit Gjebrea: Dhe babai i vajzës tuaj.
Nexhi: Dhe babai i vajzës time, sigurisht, patjetër. Prandaj erdhi në Angli. Pas disa vitesh u sëmur. Unë… vajta në Gjermani kur ai u sëmur se e kisha gjatë gjithë kohës kontaktin me të në telefona, gjatë kohës që vazhdonte bënte kimioterapitë u kuptua që ishte koha që unë duhet të isha aty për atë dhe ai kishte nevojë për mua.
Ardit Gjebrea: Me gjithë çka ndodhi, ju prapë ju gjendët aty pranë.
Nexhi: Ardit, ndodhin ca gjëra në jetë që ti mendon se ke shumë urrejtje brenda vetes. Në kontaktin e parë që ti takon personin, fshihen të tëra. Ose është mrekulli e Zotit, ose nuk e di çfarë ndodh. Unë mbaj mend që kisha plane në kokën time, një ditë që do ta takoj do t’i them këtë e atë, isha shumë… gjatë gjithë jetës ishin mbledhur. E kam takuar dhe nuk i thashë asnjë fjalë.
Ardit Gjebrea: Kur janë ato momentet e fundit…
Nexhi: Jo, e kam takuar edhe kur ishte mirë me shëndetin. As i kërkoja llogari, absolutisht.
Ardit Gjebrea: Pra nuk po flasim vetëm kur ishte sëmurë, por edhe kur ishte mirë prapë nuk mund ta urreje dot.
Nexhi: Nuk e bëra dot kurrë.
Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ajo rrëfeu historinë e njohjes me bashkëshortin, divorcin, ndarjen e tij nga jeta por në fakt Nexhi dhe vajza e saj nuk kanë shkëputur kurrë marrëdhëniet me familjarët e tij.
Petriti dhe Irena janë më të afërtit për të, dy njerëz që i kanë zgjatur dorën kur frigoriferi i saj ishte bosh dhe që i paguan avokatin kur u largua në Angli. Kjo është arsyeja pse Nexhi ka zgjedhur t’i falenderojë publikisht, ajo kërkon që Petriti dhe Irena të njihen nga të gjithë për mirësinë e tyre.
Nexhi: Po e filloj nga Irena meqë është zonja e shtëpisë.
Irena: Faleminderit.
Nexhi: Unë do të thoja, ju e dini shumë mirë sa shumë ju dua dhe sa shumë ju kam respektuar, por mund të vija dhe në shtëpi dhe t’jua shprehja këtë pavarësisht se nuk jam shumë e fjalëve të bukura, por doja ta bëja publike që pse jo mos t’ju jihnin njerëzit sa të mirë jeni, sa të mrekullueshëm jeni.
Irena: Faleminderit.
Nexhi: Unë do të të thoja faleminderit ty Irena, sepse një burrë i mirë gjithmonë ka në krah një grua zonjë të mirë.
Irena: Faleminderit.
Nexhi: Me të vërtetë Petriti ka qenë krahu im, tamam vëlla, unë e kam një vëlla, ta kem me jetë, por kam një vëlla më të madh akoma që është xhaja i vajzës, por të ishe ti pak femër me vese, me huqe nuk do ta lije kurrë që ai të na donte neve kaq shumë sa na do kështu që merita të takon ty, Irena. Por unë dua të falenderoj shumë Titin sepse asnjëherë nuk është vonë për të bërë një falenderim të tillë.
Unë tërë jetën kam pasur plan në kokën time që çfarë duhet të bëj një ditë diçka shumë madhore për Titin sepse më është gjendur shumë në jetë, por nuk kam mundur kurrë sepse ju e dini, jeta nuk ka qenë e lehtë. Kjo është një surprizë nga shpirti që besoj do lërë gjurmë edhe tek ju,por sigurisht edhe tek njerëzit , falenderim nga shpirti me shumë respekt për sa keni qenë në krahun tim dhe të vajzës time. Edhe që jeni familja ime, s’diskutohet. Edhe që do më keni deri ditën e fundit prapa vetes, taksirat e keni.