U përplas nga kamioni, ndërron jetë “fenomeni” i Tik Tok në Tiranë

Një aksident me vdekje është regjistruar në mesditë në rrethrrotullimin e Treshit, në kryeqytet.

Një mjet transporti i tonazhit të rëndë ka përplasur një qytetar, i cili shihet në një video të siguruar, i shtritë përtokë mbi vijat e bardha. Personi i aksidentuar njihet si Olsi dhe të gjithë përdoruesit e rrjetit social “Tik Tok” e njohin si “polic”, pasi gjithmonë qëndron në këtë zonë duke treguar afrimitet me drejtuesit e mjeteve.

Ai dyshohet se vuante nga shëndeti mendor, por çdo ditë bënte punën e policit në mënyrë vullnetare tek rrethrrotullimi. Ai mbante çdo ditë të veshur jelekun dhe mbante në dorë tabelën e policit, dhe ndihmonte njerëzit të ecnin në vijat e bardha.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *