Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka përplasur djalin e çiftit që u bë i njohur pas ngjarjes së rëndë pranë Gjykatës së Tiranës, Kudret dhe Dhurata Saliajt.
Si pasojë e përplasjes fatkeqësisht Enjon Saliajn ka humbur jetën, ndërkohë shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të riut.
Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se 18-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, teksa po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ai pritej të futej në gjyq për divorcin me bashkëshorten Dhurata Saliaj, por babai i kësaj të fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë.
I plagosur nga plumbat e pistoletës së Mexhit Picarit mbeti dhe ish-prokurori Adriatik Cama.
Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.