U pickua nga mushkonja, ndërron jetë 20-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një shtetase greke. Mediet fqinje raportojnë se Mariana Tsiga është ndarë nga jeta në moshën 20-vjeçare pasi u pickua nga një mushkonjë e infektuar.

E ndjera ishte pjesë e marinës greke, e cila ishte në Indi në momentin e pickimit. Më pas u transferua në Egjipt dhe më vonë në një klinikë private në Atikë. Por, në datën 17 shtator, ajo nuk mundi të luftonte më helmin vdekjeprurës duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Siç raporton hellas.postsen.com, Tsiga ishte studente në shkollën e Marinës Tregtare Kalymnos dhe ishte pjesë e një udhëtimi transatlantik me një anije ku synonte të diplomohej.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *