“U plaka”, Rama ndan certifikatë mirënjohjeje për mjekun që i stabilizoi tensionin: Më tha merr një karamele se u poqe

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa certifikata mirënjohjeje për mjekët këtë pasdite, mes tyre dhe mjekut kardiolog në QSUT, Prof.Dr.Artan Goda. Për këtë të fundit, Rama tha se ia ka stabilizuar tensionin, që nga koha që ka qenë kryetar bashkie. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se ai i kishte dhënë një karamele që ta konsumonte çdo ditë. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se ishte munduar t’i kapte në gabim duke bërë dhe kontrolle jashtë shtetit, por që rezultatet i kishin dalë të njëjta.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë personalisht kam kënaqësinë t’i jap një nga këto mirënjohje profesor Artanit. Edhe, po një second se ky është më i ri. Me këtë rast po zbuloj një sekret sepse në një moment të caktuar të jetës i besova profesor Artanit sepse fillova të shoh lëkundjet e tensionit. E falenderoj shumë herë me vete sepse ma ka stabilizuar tensionin në mënyrë perfekte. Kjo është vetëm një nga faktet e mia të fshehura në lidhje me shërbimin shëndetësor. E them këtë për të gjithë ata që dyshojnë se mjekët tanë mund t’u japin shërbimin dhe ekspertizën më të mirë. Padiskutim që mund ta japin. E vërteta është se ndonjëherë kam tentuar t’i kap dhe në gabim duke bërë një kontroll paralel kur kam pasur mundësi jashtë shtetit, por e provova dy herë dhe më doli e njëjta gjë. Kështu që vendosa të rri me këta këtu tani. Mu kujtua tani që kur më vizitoi doktori isha kryetar bashkie dhe më tha do marrësh një karamele të vogël çdo mëngjes dhe nuk do kesh probleme. Si do ta marr çdo mëngjes i thashë, deri kur? Do ta marrësh, tha. I thashë, ore çfarë bëhet kështu, u plaka. Ky më tha, nuk u plake tha, u poqe.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *