U shisteve klienteve femra në parukeri kokainë, kjo është estetistja 34 vjeçare nga Tirana

Vajza në foto është Denisa Bushka, 34-vjeçarja e cila u arrestua ditën e sotme nga Policia, pas finalizimit të operacionit “Komuna 2”. E reja, me profesion estetiste, kishte me vete një sasi kokaine, me pjesën më të madhe të ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Bushka me profesion estetiste, punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë. Por, përveç shërbimit primar të ofruar nga qendra, 34-vjeçarja u shiste klienteve të ndryshme edhe kokainë.

Bushka siguronte kokainë në sasi të mëdha, më pas e ndante në doza dhe shiste në kryeqytet. 34-vjeçarja siguronte kokainën nga furnitorë në zonën e Fushë-Krujës. Më pas ajo e ndante lëndën narkotike në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *