“U ul të merrte dy karrota”, 53 vjeçari humb jetën në Divjakë pasi shtypet nga makina e kompanisë

 Një 53-vjeçar ka humbur jetën nga një aksident në punë në një fabrikë në Divjakë. Ka humbur jetën Ilir Lena. Ngjarja ka ndodhur në fabrikën Agro F&R Janko në pronësi të Ristan Janko.

Kolegët e tij në lot thonë se Ilir Lena kishte vite që punonte në fabrikën Agro F&R Janko.

Një prej tyre tregon se është ulur për të marrë dy karrota dhe se më pas është aksidentuar nga një pajisje.

“U ul për të marrë dy karrota poshtë, aty ndodhi mbase. Ka kaq vite që punon këtu”, thotë një koleg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *