Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suela Saliaj, 32-vjeçe është ekzekutua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Renato Muhaj. Policia amerikane njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës në shtetin e Floridas.
Ngjarja e rëndë ka tronditur banorët e fshatit Ngraçan në Mallakastër, ku e ndjera ka kaluar fëmijërinë e saj.
Me lot në sy banorët tregojnë se vajza dhe familja e saj ishin njerëz tepër të nderuar në zonë dhe nuk mendonin kurrë se martesa e saj do të kishte një fund të tillë tragjik.
Babai i Suela Salaj ka qenë infermier në fshat dhe emigraoi në SHBA përmes lotarisë amerikane.
“Një vajzë shumë e mirë, jemi rritur me babain e saj këtu. Dimë që ata kishin një vit e ca të ndarë. Muka ishte infermier këtu në fshat dhe i doli lotaria ameikane”, tha një prej banorëve të fshatit.
Nje banore tregon se 32-vjeçarja ishte rritur së bashku me vajzat e saj, ndërkohë që ende ruanin lidhjet në rrjetet sociale.
“Jemi ndjerë shuëm keq, kam qarë. Bile vajza ka hedhur dhe një foto në Instagram, ajo ma dha lajmin. Pastaj mora dhe një shoqen time për t’u siguruar se nuk më besohej. Janë rritur bashkë me vajzat e mia dhe kanë vijuar të mbajnë kontakte në rrjete sociale. Për pjesën e marrëdhënies me bashkëshortin nuk e di. Por vajza më tha se kishte më shumë se 1 vit që i kishte hequr fotot me burrin dhe mendoj që mund të jetë ndarë. Punonte në bankë, ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte marrë certifikata të ndryshme. Ai si duket ka vajtur të marrë vajzën, nuk e di si ka ndodhur”, tha një banore e fshatit Ngraçan.
Në Ngracan banesa e familjes Saliaj është e mbyllur pasi prej vitesh aty nuk banon askush teksa tek të gjithë banorët kanë mbetur tashmë vetëm kujtimet e mira dhe dhimbja për vajzën e vrarë nga ish- bashkëshorti.
Policia amerikane njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës në shtetin e Floridas.
Policia thotë se 34-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-gruas së tij dhe e ka ekzekutuar atë. Sipas hetimeve, më pas ai ka rrëmbyer vajzën e tyre 8 vjeçe. Pas më shumë se 8 orësh kërkime, forcat e rendit kanë arritur të zbulojnë vendndodhjen e autorit me anë të gjurmimit të telefonit dhe të arrestojnë atë.
Para se të kryente vrasjen, Renato Muaj rezulton se ka plagosur dhe prindërit e tij në banesë.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për motivet e krimit të rëndë. Suela Saliaj jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai. Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.
Me lot në sy një banore e fshatit tregon njohjen me të ndjerën dhe familjarët e saj.
Ajo tha për kamerat se 32-vjeçarja ishte rritur së bashku me vajzat e saj dhe lidhjet i kishin mbajtur ende në rrjete sociale.
Sipas saj 32-vjeçarja kishte më shumë se 1 vit që ishte ndarë me bashkëshortin dhe kishte hequr të gjitha fotot me të në Instagram.
Gruaja aludon se konflikti mund të ketë lindur për vazjën pas ndarjes.
“Jemi ndjerë shuëm keq, kam qarë. Bile vajza ka hedhur dhe një foto në Instagram, ajo ma dha lajmin. Pastaj mora dhe një shoqen time për t’u siguruar se nuk më besohej. Janë rritur bashkë me vajzat e mia dhe kanë vijuar të mbajnë kontakte në rrjete sociale. Për pjesën e marrëdhënies me bashkëshortin nuk e di. Por vajza më tha se kishte më shumë se 1 vit që i kishte hequr fotot me burrin dhe mendoj që mund të jetë ndarë. Punonte në bankë, ishte vajzë shumë e mirë dhe kishte marrë certifikata të ndryshme. Ai si duket ka vajtur të marrë vajzën”, tha një banore e fshatit Ngraçan.