U zu me të shtëpisë natën e Vitit të Ri dhe iku tek i dashuri në Fier, si përfundoi prostitutë 24 vjeçarja

Një zënkë me familjarët ka qenë pikënisja e abuzimit të 24-vjeçares nga Patosi nga Arbër Mehmeti në qytetin e Fierit. Detaje të reja kanë dalë në dritë nga abuzimi i të resë, ku u arrestuan Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, Aleksandra Toska, 19 vjeçe, dhe një 17- vjeçare, si dhe u shpall në kërkim Arbër Mehmeti, 33 vjeç, organizatori kryesor.

Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë. Tri shtetaset e arrestuara, me urdhër të Mehmetit dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën e kanë detyruar 24-vjeçaren të prostituojë në lokalet e Fierit dhe të Patosit. Gjithashtu, ato e dërgonin të renë në hotele e banesa me qira.

Mbajtja peng e 24-vjeçares u zbulua nga mikesha e saj, R.Hoxha, e cila ka telefonuar policinë duke denoncuar rastin e rëndë. Pas kësaj, policia ka shkuar në zonën e quajtur “Zogu i Zi” në Fier, duke kontaktuar me denoncuesen dhe viktimën. Me ta kuptuar, Arbër Mehmeti është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Në deklarimin e dhënë në polici, 24-vjeçarja S.M ka treguar se ka ndërprerë kontaktet me familjen pas mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Largimi nga familja ka ndodhur për shkak të një debati me njerëzit e afërm. Më pas ajo ka shkuar në Fier, ku ka takuar Arbër Mehmetin, me të cilin ishte njohur në rrjetet sociale prej kohësh.

Në momentin që ka hipur në makinën e Mehmetit, ky i fundit i ka thyer kartën dhe telefonin dhe e ka dërguar në banesë. Nga ai moment, vajza është shfrytëzuar dhe mbajtur peng. Sipas raportimeve, në vitin 2013 Arbër Mehmeti së bashku me Sh.K tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç. Në momentin që ai prostituonte 24-vjeçaren, ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *