Vajza 12 vjeçare akuzon një djalë për përdhunim, nëna: Hera e dytë që na ndodh, edhe vajza e madhe…

Një 12 vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit ka shkuar në polici dhe ka kallëzuar se një 15 vjeçar i po atij fshati, prej disa muajsh po kryen marrëdhënie me të, pa dëshirën e saj.
Ditën e sotme nëna e adoleshentes ka folur për mediat ku ka treguar se ky është rasti i dytë në familjen e tyre.

Kjo pasi edhe vajza e madhe ka patur të njëjtin fat, me një 46 vjeçar. Ajo është marrë në mbrojtje dhe po vazhdon edukimin pranë një organizate. Nëna ka treguar sot se vajza më e vogël prej disa muajsh kërcënohej nga 15 vjeçari.
Ajo thotë se adoleshenti vinte natën në shtëpi dhe kryente marrëdhënie me të.
Nga ana tjetër sipas raportimeve të uniformave blu, ai është me probleme mendore. Nëna e vajzës ka treguar se ngjarja vazhdonte që prej muajit korrik.
“Ai vinte kalonte te shtëpia jonë dhe na thyente xhamat me gurë. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia. Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë,është shumë e rëndë”, ka treguar nëna.
Familja jeton në një shtëpi të ndërtuar nga një fondacion.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *