Vajza e gazetarit Defrim Met’hasani fiton betejën me tumorin dhe ka një falenderim për të gjithë

Luna Met’hasani, vajza e gazetarit Defrim Met’hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes një postimi në Facebook. Ajo tregon përjetimet e saj për një vit brenda pavionit të onkohematologjise, në Berlin.

Postimi i Luna Met’hasanit!

“Ti je e forte Luna!

Kjo ishte fraza qe kam degjuar me shume vitin e fundit, aq shume sa me duket se eshte me e degjuara ne te gjithe jeten time, nga te njohur e te panjohur qe u solidarizuan me mua ne luften me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e degjoja, sepse pertej luftes psikologjike me veten, une duhet te buzeqeshja dhe tregohesha e forte per familjen time edhe kur nuk ndihesha e tille, e ti siguroja ato se ajo semundje e eger qe kafshon jeten me shpejtesi sketerre, mua sdo te me mundte dot! Kisha degjuar plot raste suksesi qe me benin te ndihesha optimiste edhe pse e dija qe fati eshte i paracaktuar… por me dhembte zemra per te gjithe ata qe e humben kete lufte, apo diagnostikoheshin si raste te reja paralelisht me mua! I kuptoja plotesisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen qe pllakosej ne syte e tyre qe kerkonin pafajesisht nje rreze shprese per jeten!

Kam preferuar ta kaloj ne heshtje dhe ne qetesine time kete situate aspak te zakonshme e plot me siklete. Por smund te jem indiferente ndaj qindra mesazheve qe kam marr une dhe familja ime apo lutjeve qe keni bere per mua, ju jam thellesisht mirenjohese cdo lutje e perzemert, cdo ndihme e juaja morale dhe financiare nga miqte e farefisi, ka qene nje gur i rendesishem ne themelin e forte qe ndertova per nje fillim te ri!

1 vit beteje e shoqeruar me qindra paciente ne pavionin e onko-hematologjise, me mesoi qe jeta eshte shume e shkurter per ti lene gjerat neser dhe se ne njerezit, e ngarkojme veten apo ushqejme shqetesime te kota ne koken tone, edhe per ato gjera qe nuk i kemi aspak ne dore, apo sdo te ndodhin ndonjehere. Shendeti eshte bekimi me i madh qe kemi, e vetem kur na mungon, ia kuptojme vleren! Duke nxituar pas punes, streseve qe na ngarkon shoqeria ku jetojme, monotonise qe na mbyt e kerkojme te arratisemi pas ekranit te smartphone, ne kemi harruar te jetojme, te ecim zbathur ne natyre, te ndjekim nje pasion te hershem, te provojme nje sport te ri apo te bejme dicka per veten tone!

Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet”, thuhet në postimin e Lunës në Facebook.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *