Vajza nga Kolumbia proteston nudo para prokurorisë së Tiranës, fiton vëmendje dhe arrin të zgjidhë çështjen

Një shtetase kolumbiane ka zgjedhur një formë të pazakontë të protestës, duke dalë nudo para ambienteve të Prokurorisë së Tiranës. Protesta e saj lidhet me zvarritjen e një procesi gjyqësor. Mësohet se ajo është kapur me 5 gr kokainë, dhe Prokuroria po i mban peng procesin.

Shtetases nga Kolumbia i është sekuestruar pasaporta nga ana e policisë, dhe moskthimi i saj nga ana e Prokurorisë e ka detyruar që të zhvishet e të protestojë nudo para akuzës së Tiranës.

Në shenjë rebelimi për këto zvarritje, ajo ka zgjedhur të zhvishet para Prokurorisë ku ka qëndruar për 5 minuta. Më tej është veshur dhe është larguar.

Vajza quhet Claudia Sofia Cameron Jaimes. Ajo rezulton të jetë ndaluar në Tiranë nga policia me 5 gramë kokainë, duke bërë që prokuroria të nisë një hetim për Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Claudia Jaimes, i është bllokuar pasaporta si masë ndaluese dhe nuk është lejuar të dali jashtë Shqipërisë. E reja ka qëndruar në pritje të kthimit të pasaportës pas kërkesave të vazhdueshme që kishte bërë tek prokurori i çështjes Elio Mazrreku.

Kërkesat e saj për marjen e pasaportës ishin refuzuar. Ndërsa sot Claudia Jaimes, ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë krejt të veçantë dhe të paprecedentë, duke dalë nudo para prokurorisë së Tiranës.

Me sa duket kjo protestë ja arriti qëllimit, pasi mësohet se ditën e nesërme prokuroria do i kthejë pasaportën vajzën nga kolumbia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *