“Vajza u zhduk, nuk erdhi as në varrim”, shokët e Aurelios hedhin dyshime se autorët u kanë bërë pritë

Vajza 17-vjeçare, e cila dyshohet se u bë “mollë sherri” për vrasjen e Aurelio Dervishit, nuk ka marrë pjesë në varrim e 18-vjeçarit.

Dy shokët e viktimës për emisionin “Me zemër të hapur” u shprehën se as adoleshentja dhe as 16-vjeçarja që ndodhin në makinë me ta mbrëmjen e krimit, nuk kanë qenë të pranishme në ceremoninë mortore. Ata shtuan se nuk i gjejnë dot as edhe në rrjetet sociale.

Vajzat nuk ka qenë në varrim, në rrjetet sociale i kemi kërkuar por nuk na dalin. Jemi të bllokuar. Për familjen e Aurelios dhe për ne nuk është e lehtë. Duam drejtësinë e shokut, askujt mos t’i ndodhë. Ne nuk jemi larguar, kemi qenë prezent aty në çdo sekondë”, thanë Mario dhe Reni.

Ndërsa njëri prej tyre ngriti pretendimin se autorët mund t’i kenë bërë pritë.

“Nga shoqëria jonë kemi dëgjuar që kanë qenë tek kafja në momentin që ne kemi shkuar dhe më pas kemi dalë. Thuhet se kanë dashur të na ndjekin, por i kemi ikur nga sytë. Kur jemi kthyer, jemi përplasur tek rrethi. Kur kemi ardhur nga Unaza e Re tek rrethi, ata kanë marrë rrethin dhe kanë qenë afër nesh. Thonë që qenë hera e dytë që kanë dalë për të parë për ne. Unë jam mirë, kam plagë të vogla në sy, në trup kam marrë goditje dhe tek gjuri”, shtoi Mario.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *