Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtjas që u ekzekutua më 15 Mars 2024 në oborrin e shtëpisë së tij, thotë se me Valter Bamin djali i tij nuk ka pasur probleme.
Valter Bami ka qenë një nga të shoqëruarit e policisë kur në Korrik 2023 u vra kunati i Gentian Bejtjas në atentatin që ishte planifikuar për këtë të fundit.
Por i ati i Gentian Bejtjas, thotë në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus se me Valter Bamin djali i tij nuk ka patur konflikt. Sipas tij, Valter Bami preu në besë shokun e tij Enver Stafuka. Ky i fundit rezulton i zhdukur që prej vitit 2015 kur u rrëmbye. Në momentin e rrëmbimit, Stafuka ka qenë në tavolinë me Gentian Bejtjan dhe Valter Bamin.
Spartak Koka: Çfarë konflikti ka pasur me Valter Bamin?
Gani Bejtja: Asnjë konflikt. Asnjë konflikt me Valter Bamin, u prish se na preu në besë, e ka prerë në besë shokun e vet Enver Stafukën. Kanë qenë në tavolinë, edhe kanë dashur t’ja lënë që e ka prerë Genti.
Spartak Koka: Kështu kanë dashur ta lënë?
Gani Bejtja: Po, t’ja linin Gentit tim.
Spartak Koka: Dhe që nga ai moment nuk kanë folur?
Gani Bejtja: Nuk kanë shkuar më me të.
Spartak Koka: Kanë pasur konflikte më me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarje?
Gani Bejtja: Jo.
Spartak Koka: Me Durim Bamin?
Gani Bejtja: Jo jo.
Spartak Koka: A është e vërtetë që një ditë apo disa ditë pas rrëmbimit të Enver Stafukës kanë tentuar të rrëmbejnë dhe djalin tuaj?
Gani Bejtja: Jo jo.