Erjon Hysa ishte në Gjermani kur mësoi se Dan Hutra kishte kryer masakër në shtëpinë e tij, duke i marrë jetën të motrës, Mevlutes, dhe bashkëshortes së tij, Hasimes, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë.
Ai ka rrëfyer se me ish-kunatin kishte folur vetëm njëherë në telefon dhe nuk i kishte pëlqyer si njeri, ndërsa e motra, Elena Hysa i kishte rrëfyer se ai e dhunonte.
Erjon Hysa ka rrëfyer gjatë një emisioni se motra e tij është e gatshme të bëjë ADN-në e foshnjes së saj, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ka refuzuar, nisur nga dyshimet e Dan Hutrës se fëmija nuk ishte i tiji.Ai theksoi se kërkon dënimin maksimal për ish-kunatin dhe tregoi se familja e tij nuk i kanë thënë “as ngushëllime”.
Ndërsa babai i Elenës tha se Dan Hutra dhe vajza e tij ishin njohur bashkë para se të fejoheshin përmes një shkuesi. Ai sqaroi se nuk ka qenë në dijeni që 40-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e ish bashkëshortes në 2007-ën dhe e zbuluan kur Dan Hutra u arrestua pas denoncimit të vajzës së tij.
Sa i përket arsyes përse Elena kishte dy emra, ata thanë se kjo ishte për çështje letrash, pasi kishte ekspuls.
“Isha në punë, në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vet. Kur dëgjova vëllain duke bërtitur, zbrita poshtë ai po qante me të madhe. Kur më tregoi që kishte vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja).
Kam folur vetëm 1 herë në telefon, edhe kur kam folur ai njeri s’më ka pëlqyer. Më tregonte edhe motra, që kur del i jep makinës shpejt, ecte me shpejtësi. 3 njerëz mi shtiu në tokë.”, tha Erjon Hysa.