Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e kësaj të diele në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut në Kosovë/Mediat në Kosovë raportojnë se personi i vdekur është Triumf Ferati, djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.
Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati. Pista e deritanishme e hetimeve është që ai dyshohët të ketë bërë vetëvrasje pranë varrit të babait të tij, Fadilit.
Lajmin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi.
Më tej Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.