Pyllëzimi i kodrave në Korçë/ Qytetarët mbjellin 2388 fidanë për te rikuperuar dëmet

Qytetarët korçarë për të dytin vit me radhë reagojnë për t’i rikthyer edhe njëherë tjetër pyllëzimin kodrave të qytetit, duke mbjellë  mbi 2 mijë fidane

Pyllëzim i cili në mënyrë masive është humbur në vitin e mbrapshtë 1997.

Reagimi nuk ka qenë vetëm nga korçarët që jetojnë në qytetin e tyre por dhe ata që janë larguar prej vitesh e jetojnë ne vende te tjera, ashtu siç ka pasur reagim edhe nga qytetarë të qyteteve të tjera e deri nga Kosova.

“Edhe këtë vit si vitin e kaluar arritëm të mbillni rreth 700, këtë vit kemi mundur të mbjellim 2388 fidanë, ka ende njerëz që duan të kontribuojnë. Jemi të kënaqur që u përgjigjen kësaj nisme duke e trefishuar numrin e fidanëve të dhuruar, në aksion në mbjellje ka qenë e madhe”-tha Iljon Thanas Nismëtar “Korça Alpin” .

Për pedagogun Eriseld Kalemaj një reagim i tillë është tejet emocionues aq më tepër kur sheh fëmijë të cilët kanë kontribuar për blerjen e fidanëve, sepse edhe ata si prindërit e tyre e duan rikthimin e kurores së pyllëzuar të qytetit.

“Ka qenë emocionuese sepse kontributi qytetar edhe pensioniste kanë kontribuar që dihet si janë pensionet në Shqipëri, studentë të cilët atë 200 lekshin, fëmijë me 5 lekshin është emocionuese. E kemi ndjerë si peshë, e detyrim. Kjo do të thotë se qytetarët e duan jetën, gëzimin, shëndetin e janë të ndjeshëm. Emocionuese ka qenë kontributi nga diaspora, qytetare qe vite kanë pa ardhur. Nuk është nismë lokale por mbarë kombëtare ”

“Kur ishim gjimnazistë kemi kontribuar në mbjelljen e pemëve në kodrat e qytetit” – kështu shprehet ish mësuesi Vangjush Petri, i cili është bërë pjesë e aksionit të korçareve për mbjelljen e pemëve.

“Kemi qenë gjimnaziste kur kemi mbjellë në pamje e mendonim a do rriten. Kur kalon shoh ato pemë janë bërë pyll, është bërë emocion i veçantë. Shpresojmë që rinia të rritet me këtë dashuri për natyrën”-tha Vangjush Petri ish-mësues.

Falë reagimit të korçareve dhe jo vetëm ditën e sotme janë mbjellë 2388 fidanë ndërkohë që një vit më parë janë mbjellë 700 të tjerë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *