Vendi më i nxehtë në tokë, turistët shkojnë në ‘Luginën e Vdekjes’ vetëm për të provuar si është temperatura 56 gradë 

Temperatura rekord prej 56.67C janë shënuar prej vitit 1913 në Luginën e Vdekjes në lindje të Kalifornisë dhe i nxehti duket se po përsëritet, çka ka bërë që disa turistë kuriozë të vërshojnë atje për ta ndjerë të nxehtin e krahasuar me “tharësen e flokëve”.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në SHBA ashtu si në vende të tjera ka dhënë alarme moti duke nxitur njerëzit të tregojnë “nivele ekstreme kujdesi”, por kjo nuk ka ndaluar turistët kokëfortë të zbresin në numra të konsiderueshëm në Luginë e Vdekjes në lindje të Kalifornisë.

Kujdestarja e parkut Giovanna Ponce, tha: “Kemi shumë vizitorë që duan të bëjnë foto me termometrin që tregon temperaturën ekstreme, ata duan të ndjejnë realisht se çfarë do të thotë kjo temperaturë”.

Vendi më i nxehtë në tokë, turistët shkojnë


Të dielën më 16 korrik termometri në luginë shënoi 53.33C në një prej komunave të parkut kombëtar.

“Unë dua të shkoj në vende të tilla, si për shembull në malin Everest, për të thënë se ia dola,” tha vizitori William Cadwallader, i cili vinte nga Las Vegas.

Disa prej turistëve pozonin pranë termometrit me temperaturën ekstreme duke mbajtur veshur peliçe gëzofi në formë shakaje. Por në vend janë shfaqur gjithashtu disa protestues të klimës duke thënë se temperatura provon se “jemi vërtet në emergjencë klimatike”.

Alessia Dempster, e cila vizitonte nga Edinburgh në Skoci, tha: “Është shumë nxehtë, dhe kur fryn pak erë bëhet si një tharëse flokësh. Duket sikur dielli të hyn në lëkurë e në kocka”.

Jeff Foodell, autori i librit “Nxehtësia do të të vrasë” komentonte në rrjet: “Kam shkruar shumë për nxehtësinë ekstreme, por nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të kthehej në një atraksion turistik”.

Vendi më i nxehtë në tokë, turistët shkojnë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *