Video/ Anija me mallra shemb urën në Maryland, po kërkohet për 20 persona që udhëtonin me makinë

Guvernatori i Maryland, Wes Moore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëzit në ujë. Dyshohet se 20 persona kanë rënë në lumin Patapsco pas shembes së urës Francis Scott Key.

“Ne jemi mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme që po bëjnë përpjekje për të shpëtuar personat që ndodhen në ujë dhe lutemi për sigurinë e të gjithëve”, tha guvernatori.

“Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me entitetet federale, shtetërore dhe lokale që po kryejnë përpjekjet e shpëtimit ndërsa vazhdojmë të vlerësojmë dhe t’i përgjigjemi kësaj tragjedie”, përfundoi ai.

FBI raportohet se ka shkuar në vendngjarje duke ndihmuar autoritetet lokale në hetim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *