Video e atentatit me armë në Athinë, autori futet në lokal dhe qëllon për vdekje dy shqiptarët

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal të Athinës që u ka marrë jetën dy shqiptarëve, ndërsa ka mbetur e plagosur një grua.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet nga ngjarja, ku shihet autori i veshur me të zeza, me kapuç në kokë dhe maskë kirurgjikale në fytyrë, teksa nxirr psitoletën dhe qëllon drejt shqiptarëve.

Të dy shqiptarët që ndodheshin në tavolinë, të moshës 41 dhe 44 vjeç, kanë ndërruar jetë. Një prej tyre ka marrë dy plumba në kokë dhe ka ndërruar jetë në vend. Kurse i dyti kishte një plumb në gjoks dhe ka vdekur në spital. Identitetet e dy shqiptarëve nuk bëhen ende me dije.

Në video shhet autori duke qëlluar drejt viktimave, ndërsa njerëzit e pranishëm në lokal vrapojnë të tmerruar.

Po ashtu, e plagosur është dhe një grua, e cila rezulton se nuk kishte lidhje me dy shënjestrat e atentatit, por ishte pronare e kafenesë dhe rastësisht ndodhej pranë tavolinës.

Sipas policisë greke larja e hesapeve është shkaku i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Nea Smyrni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *