Video emocionuese/ Momenti kur shpëtohet 2 vjeçari nga rrënojat e tërmetit, ekipi i jep ujë me tapë

Një video prekëse ka ardhur nga Turqia, ku një djalë i vogël i quajtur Muhammed i bllokuar nën rrënoja i jepet ujë me tapë shisheje, para se të nxirrej jashtë.

Muhammed ishte i bllokuar për45 orë, që pas tërmetit tragjik që preku Turqinë dhe Sirinë.

“Bravo Muhammed”, shkroi kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu në rrjetet sociale.

Momentet e shpresës janë të pakta në zonat e shkatërruara nga tërmetet e së hënës në veri të Sirisë dhe Turqinë jugore.

Por ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.

Edhe në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese.

I vogli buzëqesh menjëherë pasi nxirret nga gërmadhat dhe fillon të luajë me ekipin e shpëtimit që nuk i kursen brohoritjet dhe përqafimet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *