Pas dy tërmeteve të mëdha që tronditën Turqinë, një tjetër person u shpëtua nga rrënojat pas 258 orësh në Kahramanmaraş. Mësohet se emri i vajzës që u shpëtua nga rrënojat është Neslihan Kılıç.
Kur ekipet e shpëtimit vunë re një dorë njeriu që po lëvizte menjëherë nisën punën për largimin e mbeturinave dhe rrënojave. Operatori i gërmimit Adnan Eşin, i cili vuri re Neslihan Kılıç në rrënoja, tha:
Ndërsa po punonim atje, ndjeva një boshllëk. Ndërsa po ndiqja boshllëkun, hasa në një vend si një dhomë gjumi. Tërhoqa krevatin dhe aty pashë duart e vajzës. Kur u afrova pashë që ajo ishte gjallë dhe menjëherë njoftova pjesën tjetër të ekipit.
29-vjeçarja u nxor e gjallë nga rrënojat në Bllokun Z të ndërtesave të shembura në Ebrar dhe u dërgua në ambulancë në spital. Kunati i Neslihanit, duke folur për mediat turke, tha se ata i kishin bërë gati varrin pasi nuk mendonin se ajo do dilte e gjallë nga rrënojat.
Ne e kishim përgatitur varrin e saj. U thamë ekipeve ‘ndaloni punën, do t’i dëmtoni kufomat.’ Në ato momente, zëri i Neslihanit erdhi nga brenda.
258. saatte bir #mucize daha
Neslihan Kılıç #Kahramanmaraş #EbrarSitesi enkazından sağ olarak kurtarıldı.
Allah-u Ekber. pic.twitter.com/JyVzwWuYJk
— Sosyal Bedevi (@SosyalBedevi27) February 16, 2023