Tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri, na ka përballur gjatë këtyre ditëve me pamje dramatike.
Së fundmi është publikuar një video nga një maternitet në Gaziantep, ku punonjëset e shëndetësisë shihen duke mbajtur fëmijët që ishin në inkubatorët, teksa toka dridhej.
Dy gra shihen që menjëherë sapo ndjejnë lëkundjet, vrapojnë dhe mbajnë bebet e porsalinndura.
Kujtojmë që bilanci vazhdon të përkeqësohet nga tërmetet në Turqi. Numri i personave që humbën jetën nga tërmeti ka shkuar në 24617. Numri i të plagosurve është 80 mijë e 278.