Ky është momenti kur Ordis Molla, nën kërcënimin e thikës grabiti një ditë më parë një postë private në zonën e ‘5 Majit’. Nën kërcënimin e thikës arriti të merrte një shumë parash.
Në pamjet e siguruara nga SYRI TV shihet grabitësi që kur ka hyrë brenda, ka marrë një person që gjendej aty dhe nën kërcënimin e thikës e ka çuar deri tek arka ku gjendeshin paratë.