Video/ Përleshje në Paris pas humbjes së Marokut ndaj Francës, 14 vjeçari merret zvarrë nga një makinë

Humbja e ekipit të Marokut ndaj ekipit të Francës ka shkaktuar kaos dhe trazira në rrugët e Parisit, pasi tifozët marokenë kanë reaguar të revoltuar pas humbjes së tyre gjysmëfinale të Kupës së Botës. Mes tyre ishte edhe një 14- vjeçar i cili, gjatë marshimit të turmës së tifozëve është përplasur nga një makinë. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në Rue de la Mosson në qytetin jugor francez. Disa anëtarë të turmës nuk mundën të reagonin në kohë dhe adoleshenti u tërhoq nën rrotat e makinës, duke pësuar lëndime të rënda. Policia po vijon hetimet për të ruajtur rendin ndërsa tifozët francezë dhe marokenë të futbollit u përleshën në qytete në të gjithë Francën dhe Belgjikën pas gjysmëfinaleve të Kupës së Botës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *