VIDEO/ Përmbytjet shkatërruese, kryebashkiaku grek zhytet në përrua për të shpëtuar njerëzit

Greqia është duke u përballur me përmbytje shkatërruese, që kanë shkaktuart edhe viktima, teksa shumë zona janë duke vuajtur pasojat e rënda.

Një prej zonave më të prekura është edhe Skiathos, që është në ‘mëshirë të fatit’ për shkak të stuhisë Daniel, duke shkaktuar probleme të shumta në ishull dhe duke rrezikuar jetën e banorëve dhe turistëve.

Sipas mediave greke, kryetari i Bashkisë Skiathos, Thodoris Tzoumas, teksa ndodhej me ekipet e Bashkisë dhe Zjarrfikësve, u informua se motra e tij dhe disa persona të tjerë ishin në rrezik pasi i kishte marrë para rryma.

Pa u menduar fare, ai u zhyt në ujërat e vrullshme dhe arriti të arrijë në vend dhe të nxjerrë motrën e tij shëndoshë e mirë kur lartësia e ujit kishte arritur tashmë një metër e gjysmë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *