Dhuna barbare që ndodhi ditën e sotme në Fushë Krujë, riktheu në ‘punë’ shkopat e bejzbollit, po ashtu edhe pistoletat të përdoruara nga një punojës i gardës.
Martin Nikolli, shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, së bashku me Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla kanë rrahur brutalisht 80-vjeçarin Pjetër Kaçin për motive banale teksa gjithçka nisi me një ‘pse më sheh’ duke e qëlluar më pas me shkopa bejzbolli dhe sende të forta.
Sherrit më pas i janë bashkuar edhe djemtë e Kaçit të cilët erdhën në ndihmë të kryefamiljarit të tyre. Në këto momente, Martin Nikolla ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të tyre
Momenti i sherrit/© Video e marrë nga www.dosja.al: