Personi, i cili grabiti një dyqan “Vodafone” pak ditë më parë, mbrëmjen e djeshme ka tentuar të grabisë një dyqan të kompanisë telefonike “One”.
Teksa u fut krejt i qetë në dyqanin ku ishin në shërbim dy punonjëse, i riu, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, nxjerr një pistoletë lodër nga çanta dhe kërcënon vajzat e shërbimit për t’i dhënë lekët që gjendeshin në dyqan.
Këto të fundit, jo vetëm që nuk iu bindën grabitësit, por me shumë guxim e urdhëruan të dalë jashtë.
Punonjësja e shërbimit të kompanisë telefonike madje e ka pyetur nëse pistoleta ishte false, teksa duke i treguar derën i ka kërkuar të dalë jashtë ose në të kundërt do të lajmëronte policinë.
Debati i grabitësit me shitësen:
Autori: Ju bëft mirë o goca, në fillim ma bëni hallall se nuk e bëj nga qejfi jam me transplant mëlçie.
Shitësja: Me pistoletë lodër do grabitesh ti, dil jashtë!
Autori: Mos më provoko
Shitësja: Dil jashtë