Video qesharake e hajdutit në Tiranë, punonjëset e nxjerrin jashtë kur e kuptojnë se ka pistoletë lodër

Personi, i cili grabiti një dyqan “Vodafone” pak ditë më parë, mbrëmjen e djeshme ka tentuar të grabisë një dyqan të kompanisë telefonike “One”.

Teksa u fut krejt i qetë në dyqanin ku ishin në shërbim dy punonjëse, i riu, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, nxjerr një pistoletë lodër nga çanta dhe kërcënon vajzat e shërbimit për t’i dhënë lekët që gjendeshin në dyqan.

Këto të fundit, jo vetëm që nuk iu bindën grabitësit, por me shumë guxim e urdhëruan të dalë jashtë.

Punonjësja e shërbimit të kompanisë telefonike madje e ka pyetur nëse pistoleta ishte false, teksa duke i treguar derën i ka kërkuar të dalë jashtë ose në të kundërt do të lajmëronte policinë.

Debati i grabitësit me shitësen: 

Autori: Ju bëft mirë o goca, në fillim ma bëni hallall se nuk e bëj nga qejfi jam me transplant mëlçie.

Shitësja: Me pistoletë lodër do grabitesh ti, dil jashtë!

Autori: Mos më provoko

Shitësja: Dil jashtë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *