Video/ Rrëzohet avioni në Itali, ja momenti kur shpëton piloti, vdes një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në Torino të Italisë, ku një avion akrobatik i formacionit “Frecce Tricolori” u përplas në pistën e aeroportit të Caselles, duke i marrë jetën një vajze të vogël 5 vjeç që po shihte spektaklin ajror.

Avioni, në mënyrë të çuditshme, nisi të humbte lartësi teksa i afrohej pistës dhe piloti vendosi ta braktisë atë, duke e lënë të përplasej në tokë.

Më pas, mjeti fluturues shpërtheu në flakë, duke lënë të plagosur dhe vëllanë e vogël dhe prindërit, e vajzës që humbi jetën.

Piloti i avionit u dërgua me urgjencë në spital, teksa një hetim është hapur për ngjarjen, e cila është ende e paqartë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *