Video/ Si u dhunua efektivi dhe vëllai i tij, 5 persona u zunë pritë me shkopinj bejsbolli, arrestohet një prej autorëve

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për dhunimin e dy personave gjatë orëve të para të mëngjesit. I riu së bashku me 4 persona të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim kanë dhunuar efektivin e policisë në makinën e tij së bashku me një të afërm i tijin. 29-vjeçari i arrestuar është Blerim Bulica, ndërkohë që personat e shpallur në kërkim janë Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Shkak për dhunën, dyshohet se është bërë një borxh që kishte vëllai i autorëve. Ndërkohë që nga aksioni i policisë, u sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të Policisë dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

 29-vjeçari Blerim Bulica i arrestuar për dhunimin e një efektivi police dhe vëllain e tij ka deklaruar se shkaku i ngjarjes është për një shumë parash. Sipas Bulicës, efektivi i ka marrë një shumë parash më parë atij dhe nuk ia ka kthyer. 

Sipas Bulicës, konflikti ka qenë i hershëm, pasi ata njiheshin që në Kukës. Po ashtu ai ka theksuar se sa herë që janë takuar më para, kanë përfunduar në fyerje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *