VIDEO/ Sulmohet autobusi i ekipit të Pogradecit

Sfida mes AF Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë, u mbyll në barazim 1-1, ku nuk mungoi tensioni.

Që në minutat e para të ndeshjes, arbitri Olsion Yzeiraj akordoi një penallti për Elbasanin, e cila shkaktoi polemika dhe protesta të shumta nga liqenorët, ku u ndëshkuan edhe dy lojtarë me të kuq.

Tensioni ka vazhduar edhe pas ndeshjes. Autobusi ku po udhëtonin lojtarët e Pogradecit, është sulmuar në hyrje të qytetit të Librazhdit. Dëmet kanë qenë vetëm materiale dhe fatmirësisht asnjë nga lojtarët nuk është dëmtuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *