Një aksident i rëndë i regjistruar në Itali një natë më parë, u mori jetën 21 personave, mes tyre 3 fëmijë. Ndërkohë 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve ishin dy vajza 3-vjeçare dhe një 13-vjeçare. Ngjarja ndodhi në Mestre, në rajonin e Venecias, ku një autobus ka dalë nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi mbi linjën hekurudhore. Për rënies autobusi ka shpërthyer në flakë. Sipas informacioneve deri tani, nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e atyre që kanë humbur jetën.
Autobusi, i cili u rrëzua nga mbikalimi, ishte marrë me qira nga 40 turistë, shumë të huaj, të cilët ndodheshin në kampin Hu në Marghera. Grupi i turistëve gjermanë, francezë, kroatë dhe ukrainas ranë nga një lartësi prej pesëmbëdhjetë metrash nga mbikalimi. Drejtuesi i mjetit, Alberto Rizzotto, ishte me kombësi italiane.
Minuta 0:18
Dinamika e aksidentit është ende e paqartë: mund të ketë qenë një sëmundje e shoferit që ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit ose një manovër e gabuar. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas autoriteteve deri më tani nuk ka asnjë shenjë frenimi në asfalt. Dhe tani për tani, sëmundja duket të jetë i vetmi shpjegim për këtë tragjedi.