Vidhnin energji elektrike, OSHEE padit 5 bujtina në Theth dhe një pulari në Shkodër

OSSH Shkodër gjatë një aksioni në zonën e Thethit ka konstatuar se 6 biznese vidhnin energjinë elektrike me linjë të dytë.Sipas njoftimit mësohet se nga kontrollete ushtruara në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”.

Gjithashtu u zbulua se vidhte energjinë elektrike edhe një subjekt privat “pulari” në Shkodër. Këto biznese vidhnin energjinë elektrike me një linjë të dytë.

Ndërkohë, bëhet me dije se në një tjetër abonenet është dashur ndërhyrja e policisë pasi qytetari kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.OSSH ka intensifikuar kontrollet në sistemin e matjes së energjisë elektrike, me qëllim zbulimin e keqbërësëve me rrjetin, duke mos toleruar askënd, pavarësisht llojit të aktivitetit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *