“Viti i projekteve të mëdha për Korçën dhe Fierin”, Ministrja Balluku prezanton ndryshimin e rëndësishëm

– Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi ditën e sotme për mediat, projektet e vitit 2023. Ajo u shpreh se në Korçë do të nis projekti i gazifikimit të Shqipërisë, e më pas do të vijojë gazifikimi i Fierit, duke theksuar se këto dy qytete janë të parat për këtë projekt për shkak të afërsisë me sistemin e gazsjellësit TAP.

“Do kemi gazifikimin e Shqipërisë. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm. Kemi arritur në një moment ku 2023 do realizohen disa projekte të rëndësishme. Do e nisim me Korçën, Fieri do jetë i dyti. Korça është me temperatura më të ulëta ndaj e nisëm me Korçën. Paguajnë më mirë nga të gjithë faturat. Për t’i dhënë eficencë këtij projekti. Fieri është i dyti qytet. Do të jetë vit i rëndësishëm. Pavarësia energjitike është shumë e rëndësishme. Shqipëria ka një detyrim ndaj qytetarëve, që të ofrojë mburojë energjitike dhe siguri. Do synojmë të bëhemi lider energjitik i rajonit.

Zv.kryeministrja u shpreh se synojnë që numri i familjeve shqiptare që përdor panele diellore të shkojë në 20 mijë.

Një fond i vënë në dispozicion për 2500 familjet e para, kemi operative 1040 njësi. 20% e konsumit të një familje është ngrohja e ujit, fatura e këtyre familjeve do jetë 20% më e ulët. 20 mijë në total planifikojmë të arrijë numri i këtyre familjeve, duke e çuar subvencionin e qeverisë në 8 mln euro”.

Balluku u shpreh se për vitin 2023 do të ndërtohet projekti për “By Pass-in” e Elbasanit. Ajo u shpreh se pas projektimit do shihet mundësia për të aplikuar për financim në Bashkimin Europain, si pjesë e Korridorit të 8-të.

“Do kemi një projekt për “By Pass-in” e Elbasanit. Do të aplikojmë në fondet e BE. Është pjesë e Korridorit 8. Pas Fushë Krujës kemi edhe një ngërç në Elbasan. Nuk mundemi të kemi akse kombëtare me hyrje në qytet. Do kemi projektin e plotë për By Passin e Elbasanit për të aplikuar më pas në fondet e BE. Do çelim garën për Milot-Balldre. Një projekt tjetër për Berat-Ballaban.”

Ajo tha sërish se qeveria mbrojti mbi 1 milion abonentë familjarë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Ne ia kemi dalë që të qëndronim në parashikimet që kemi pasur në skenarët për mbështetje buxhetore nga buxheti i shtetit. Pavarësisht se jemi përballur me çmime importi historikisht më të lartat ndonjëherë, 31 gushti, unë i referohem kësaj date pasi është një nga momentet më kulmante të tregut të energjisë elektrike, i cili arriti deri në 1044 euro për megavat orë. Megjithatë, me të gjithë punën e mirë që u bë për menaxhimin e Kaskadës së Drinit, pavarësisht kushteve të thatësirës, duke optimizuar atë rezervë energjetike, duke bashkëpunuar me fqinjët tanë për depozitim të energjisë në momentet që kemi pasur dhe duke optimizuar edhe blerjen e importit, ia kemi dalë që mbi të gjitha, të mbrojmë 1 milion e 90 mijë abonentë familjarë, kemi mbrojtur 172 mijë biznese të vogla dhe 7500 biznese të lidhura në tensionin e mesëm”, theksoi ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *