Vjehrra nxiste sherr sa herë i biri kthehej nga kurbeti, detaje nga ngjarja: Xhemali nuk i la vëllezërit e Bedries në funeral

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me hetimin për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës.Sipas News24 në datën 3 janar, kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital ka pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka.

Konflikti ka ndodhur jashtë ambienteve të morgut të QSUT-së, ku mësohet se vëllezërit donin ta merrnin trupin e të ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.

Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj.

Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit.

Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje.

Zanafilla e konfliktit

Konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsye.

Familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjeghrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder. Pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët. Po ashtu burime bëjnë me dije se Bedries i vodhën edhe para në banesë, rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori paratë në shtëpinë e Bedrie Lokës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *