Flet vajza e Bedrie Lokës: Vëllai i vogël u merr erë rrobave të nënës, halla u mundua të fshihte telefonin

Vajza e 41-vjeçares e cila u vetëvra në Durrës, ka thënë për emisionin “Review” se kur ka shkuar në spital pranë nënës së saj, infermieret i kanë thënë se ajo kishte shenja në trup.

Vajza tha gjithashtu se i ati kishte marrë telefonin e vëllait të saj për të dorëzuar në policisë ndërsa të vetin e kishte lënë në shtëpi dhe e mbante halla, me synimin për ta marrë më pas në Tiranë.

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë. Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. unë më shumë jam rritur më shumë me mamin. Babi ka qenë në burg”.

Në telefonin që vetë bashkëshorti i viktimës ka dorëzuar në polici janë gjetur 3 video të realizuara nga i djali i vogël i saj, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain teksa dhunon, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë./Euronews

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *