Vjen në jetë bebja e parë për Vitin 2023, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë në vendin tonë në vitin 2023 janë një vajzë dhe një djalë. Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar se bebja e parë ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Ndërkohë që një minutë më vonë ka ardhur në jetë edhe bebja e dytë në maternitetin “Koço Gliozheni”, i cili është djalë.

Statusi i ministres

Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol

Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00.

Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”

Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *