Nga Elton Nika
Daniel Xhavara nga Vlora pas 32 vitesh në emigrim u kthye për të investuar në vendin e tij. U mendua gjatë dhe prej një viti ngiti në një sipërfaqe prej 1 hektarë këtë fermë për kultivimin e kërmijve në fshatin Penkovë të Selenicës.
“Duke biseduar me një shok italian që ka biznes me kërmij, më lindi ideja të kthehesha e të hapja këtë fermer. Kam tre, katër vjet që e studiova dhe është viti i parë që e hapa.”
Tregon se mori shumë informacion dhe siguroi kushtet e nevojshme për të kultivuar kërmij.
“Kërmillit i duhet një tokë e mirë pa pesticide, lakrën e kemi marrë nga Italia dhe duan ujë çdo ditë. Duan përkushtim. Do një vit të rriten në mënyrë natyrale.”
Ai i njeh mirë dhe vlerat ushqimore.
“Është proteinë më e pastër ka benefite për ilaçet, fytin, aknet e fytyrës.”
Xhavara ka gjetur dhe tregun.
“Italia prodhon gati 20% të kërkesës që ka dhe 80% e marrin nga jashtë, ka shumë kërkesë.”
Danieli ka investuar rreth 50 mijë euro në këtë fermë me kërmij./abcnews.al/