Vrasja e 15 vjeçarit në Gramsh, adoleshenti mori thikë në zemër nga bashkëmoshatari

Një sherr mes disa adoleshentëve në Gramsh, ka çuar në vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve. Si pasojë e kësaj ngjarje humbi jetën 15-vjeçari Farjon Bici dhe ka mbetur i plagosur Marko Lici 15 vjeç, kushërinj.

Burime për media bëjnë me dije se 15-vjeçari është qëlluar me thikë në zemër dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Policia ka arrestuar 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori), konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Mediat raportojnë se sherri mes adoleshentëve ka nisur për rrjetet soiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *