Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua në Mykono, ku 33-vjeçari Thanasis Nazos vrau me armë 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova pas një debati që patën në një lokal
“Mykonos Live TV” ka publikuar pamje që tregojnë përpasjen mes shqiptarit dhe grekut në lokal, pak momente para se të shkrrepej arma.
Mediat greke shkruajnë se kjo nuk ishte përplasja e parë që kishte mes shqiptarir dhe grekur. Thuhet se personat në fjalë kishin mosmarrëveshje financiare pasi biznesmeni grek i kishte borxh shqiptarit shumën prej 3 mijë eurosh.
Vajza që u bë “molla e rreshtit” përshkroi skenën që pasoi që nga momenti kur doli nga lokali dhe nisi të fliste me sulmuesin, derisa i pa shqiptari i dehur “ gjaknxehtë”.
Ajo tha se 33-vjeçari i pa duke folur. Ai e ka sulmuar, e ka goditur me grusht dhe, pasi të dy ishin të dehur, kanë kapur njëri-tjetrin për duar dhe kanë filluar të rrihen.
Në një moment shqiptari ka ndjekur grekun që po shkonte në makinë për të vijuar përleshjen. Greku ka shkuar në banesë ka marrë armën dhe më pas është kthyer ku ka qëlluar për vdekje dhe 34-vjeçarin.