“Dëgjova krisma”, ka deklaruar se një kushëri i 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi që u vra në një atentat mesnatën e së martës në Katund të Sukthit.
Ai deklaroi se po punonte si roje nate kur dëgjoi të shtënat me armë.
Ndërsa shtoi se viktima ishte djalë i urtë dhe se i vëllai ndodhet në burg për drogë.
“E njoh që fëmijë, punonte në Gjermani, vinte në Shqipëri, ikte prap. Ishte djali i urtë, jam kushëriri i tij. I dëgjova krismat. Lashë punën dhe ika. Ai ishte i martuar, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Ishte djalë me norma, vetëm babain ishte në Shqipëri.
I vëllai i tij është arrestuar për drogë jashtë. Djalin që ishte me të në makinë nuk e njoh. Ishte në një lokal në Sukth, nuk di të ketë konflikte me njeri”, tha kushëriri.
Dyshohet se autorët e kanë ndjekur nga lokali ku ishte deri tek shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr drejt 38-vjeçarit duke e plagosur rëndë.
Dervishi humbi jetën në spital, ndërsa shoku i tij nuk mori lëndime.