Të shtunën, 6 persona u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Tiranë, për t’u marrë në pyetje lidhur me vdekjen e 22-vjeçares Joy Ayoko, e cila me 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit ku banonte prej kohësh. 6 të shoqëruarit, mes tyre dhe Rodin Barçi, shoferi i kazinosë dhe vëllai i tij, pasi janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, më pas janë lënë të lirë. Por pa telefonat celularë.
Përveç shoferit (që mendohet se ka pasur dhe një lidhje me kenianen) e vëllait të tij, të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë e tij, të cilët janë marrë në pyetje. Sa i përket dëshmisë së Barçit, ai ka mbajtur të njëjtin version duke mohuar se ka qenë ai personi që e ka vrarë 22-vjeçaren, por konfirmoi lidhjen intime që kishte me të. Të njëjtat burime thonë se drejt Kenias janë dërguar letër-porosi lidhur me autopsinë e kenianes dhe pritet që dhe Interpol të përshpejtojë procedurat për bashkëpunim lidhur me ngjarjes.
Telefoni i kenianes është hapur dhe është bërë me dije se bisedat e fundit i ka pasur me shoferin, të cilin ka zbritur që ta takojë poshtë hostelit ku qëndronte, megjithatë mesazhet janë në gjuhë keniane dhe disa edhe anglisht, kështu që pritet edhe të përkthehen.
Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë.