Rriten rastet me HIV në Shqipëri, Tirana me më shumë të prekur, s’përjashtohet as grupmosha 45-54 vjeç

Numri i personave të diagnostikuar me HIV dhe AIDS po rritet në Shqipëri. ‘Euractiv’ raporton se ka pasur 8 raste të diagnostikuara që nga fillimi i vitit 2023, duke treguar një rritje nga viti në vit.

Ekspertët japin alarmin se kjo sëmundje seksualisht e transmetueshme vijon të rrisë numrin e të infektuarve nga viti në vit. Në shumicën e rasteve janë të rinjtë ato që konstatohen se janë te infektuar.

“Kryesisht, ata vijnë vonë. Së pari janë asimptomatikë dhe më pas turpi i pengon të vijnë”, tha mjekja infeksioniste Nevila Kryemadhi.

Sipas raportit zyrtar të Institutit të shëndetit publik, 8 rastet e reja të identifikuar vetëm në një muaj janë 5 meshkuj dhe 3 femra. 5 nga të infektuarit janë nga Tirana, 2 nga Elbasani dhe 1 nga Berati.

Për sa i përket moshës, 1 rast është i grup-moshës 16-24 vjeç, 3 raste 25-34 vjeç, 1 rast 35-44 vjeç dhe 3 raste i përkasin grup-moshës 45-54 vjeç. Mjekët ngrenë shqetësimin se shumica e të infektuarve vijnë në stadin AIDS.

Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në skemën e mjekimit 780 persona të rritur dhe 12 fëmijë me HOV. Përgjatë 2022 kanë ndërruar jetë 11 persona me AIDS, 5 prej të cilëve janë diagnostikuar po këtë vit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *