Vanesa, motra e Aleksandër Sadikaj, ka nxjerr emrat e personave që ajo dyshon se i kanë vrarë të vëllanë. 27 vjeçari ishte duke lëvizur me mjetin personal “Golf 7” në drejtim të rrethrrotulimit të TEG, kur një sasi e madhe tritoli shpërtheu dhe e shkatërroi komplet makinën.
Aleksandër Sadikaj mbeti i gjymtuar rëndë dhe pavarësisht se u dërgua në spital nga shoferët e rastit, nuk mundi të shpëtonte.
Vanesa ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale dhe thotë se vëllai u vra nga shokët e tij, një person që ajo thotë se është Ldian Alushaj me origjinë nga Mallakastra dhe banim në Sarandë, dhe biznesmeni që tashmë rezulton po i vrarë, Edmond Papa.
“Isha tek burgu kur i gjujti tritol shoku, Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës, pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.
Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne.
Ja pra kush janë trimat e sotëm, ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne.
Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt”, shkruhet në postimin e motrës së Aleksandër Sadikaj.
6 muaj pasi Aleksandër Sadikaj u vra me tritol në dalje të Tiranës, dy shokët e tij të ngushtë Albano Veli dhe Andrew Bode ekzekutuan me breshëri plumbash biznesmenin Edmond Papa.
Edhe përse ka kaluar më shumë se një vit dhe ekzekutimi i Aleksandër Sadikaj nuk është zbardhur ende nga autoritetet, familjarët e të riut nga Tepelena janë angazhuar privatisht dhe kanë mbledhur informacione për personat që mund të kishin gisht në ngjarje.
Personi kryesor i dyshuar ishte biznesmeni Edmond Papa, pasi raportohet se kohë përpara vrasjes së Aleksandrit, të dy kishin pasur një konflikt të fortë për humbjen e një ngarkese të madhe me drogë. Të dy viktimat, ishin të përfshirë në ngjarje të lidhura me trafikun e drogës në Tepelenë, Sarandë dhe Greqi.