Vrasja e shqiptares nga burri në Itali/ Shkak u bë XHELOZIA, gruaja kërkoi ndihmë nga djali

•Zenepe Uruçi u vra një ditë më parë nga bashkëshorti Xhefer Uruçi në zonën e Ternit në Itali. • Burri e qëlloi gruan me thikë në fyt, pas një zënke që kishte nisur mes tyre në shtëpi. • Paraprakisht, dyshohet se shkak i vrasjes është bërë xhelozia e burrit. •56-vjeçarja i kishte dërguar një mesazh zanor të birit, të cilit i ka kërkuar ndihmë, duke i thënë se i ati po e vriste. • Më parë, autori punonte në sektorin e ndërtimit, ndërsa Zenepe Uruci ishte e punësuar nga një shitës peshku në zonë. •Miqtë e viktimës, kanë treguar se Zenepe jetonte me frikë, e se mes çiftit ka pasur gjithmonë konflikte.•Tashmë autori është vënë në pranga.

Një mike e shqiptares, ka treguar për mediat italiane se viktima i ka treguar se burri është xheloz, e se në shtëpi kanë pasur herë pas here zënka.

“Kohët e fundit ajo ka jetuar në frikë dhe kjo duket. Kur folëm për situatën e saj, ajo shpërtheu në lot nja dy herë. Ajo më tha ‘sa më pak të jem në shtëpi aq më mirë është se atje ka një grindje të vazhdueshme’. Por burri i saj ishte xheloz dhe nuk donte që ajo të shkonte në punë, edhe nëse për të ishte një hapësirë ​​qetësie që e ndihmonte të shkëputej.

Rreth një vit më parë ka qenë një periudhë që e kemi parë me sy të nxirë për disa ditë. Asnjëherë nuk më ka pranuar e as nuk ka rrëfyer asgjë, por edhe atëherë dyshimi se ato shenja nuk kanë qenë të rastësishme ka qenë i fortë. Situata ishte përkeqësuar tash e një vit. Tensioni ishte aty dhe Zenepe ishte shpesh nervoze. Vetëm me punë, fëmijë dhe sidomos nipër e mbesa mundi të gjente pak qetësi. Burri ka probleme nga më të ndryshmet. Një situatë shumë e trishtë dhe fatkeqësisht epilogu ishte më i keqi i mundshëm. Ajo ishte e mirë, e ëmbël, e përzemërt. E gatshme për të ndihmuar të gjithë, por ndoshta ishte ajo që kishte më shumë nevojë se kushdo tjetër”.

Shqiptarja mori plagë të shumta me thikë, në pjesën e sipërme të trupit, në qafë, gjoks dhe shpinë.

Bashkëshorti i saj, Xhafer Uruci, u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia për vrasje dhe u dërgua në burg me akuzën e vrasjes së rëndë me dashje.

Të dy ishin martuar kur ishin të vegjël në Shqipëri, por jetonin prej vitesh në Terni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *