Vrau 15 vjeçarin në Gramsh me thikë, autori: “Shkova të sqarohesha por ai më shau”

Autori i vrasjes së 15 vjeçarit, Fatjon Bici ka folur për krimin e rëndë që ka kryer dy ditë më parë në Gramsh.

Në dëshminë e tij autori ka thënë se sherri mes tij dhe kushëririt të viktimës kishte nisur tre muaj më parë tek lojërat elektrike dhe se ditën e ngjarjes kishte shkuar për “t’u sqaruar” me të, së bashku me shokët e tij.

“Sherri nisi 3 muaj më parë tek lodrat elektrike, atë ditë shkuam për t’u sqaruar në Gramsh. M’u errësuan sytë dhe nuk mbaj mend nëse qëllova person tjetër pas Fatjon Bicit. Fatjoni më goditi me grusht në fytyrë dhe më shau, pastaj nxora thikën e qëllova”, mësohet të ketë thënë autori E.K.

Ndërkohë shokët e autorit kanë thënë se morën me vete thika e doreza hekuri dhe shkuan pranë shkollës për t’u sqaruar me Licin. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më më parë, ku 16 vjeçari qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.

Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur disa ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale. Debati mes tyre përshkallëzoi ditën e martë kur 4 adoleshentët sulmuan me thikë dhe doreza 15-vjecarin Marko Lici, i cili mbeti i plagosur, ndërsa Fatjon Bici që hyri për të ndarë sherrin mbeti i vrarë, pasi u qëllua me thikë në zemër.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *